'Defender 21' në Tiranë, çfarë nuk u pa nga ceremonia që bëri 'afër dhe larg' Metën, Kim dhe Ramën (FOTO)

1 / 28
2 / 28
3 / 28
4 / 28
5 / 28
6 / 28
7 / 28
8 / 28
9 / 28
10 / 28
11 / 28
12 / 28
13 / 28
14 / 28
15 / 28
16 / 28
17 / 28
18 / 28
19 / 28
20 / 28
21 / 28
22 / 28
23 / 28
24 / 28
25 / 28
26 / 28
27 / 28
28 / 28
23 Maj 2021, 11:55

Ndonëse u bënë bashkë në stërvitje e 'Defender 21' që "zbarkoi" sot në Tiranë, sërish u vu re një lloj distancimi mes Presidentit Ilir Meta, Ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama.

Kim, Rama dhe Meta ishin të pranishëm bashkë në një ceremoni për herë të parë pas tensioneve të krijuara pasi SHBA shpalli 'non grata' kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. Meta reagoi dje me një gjuhë të ashpër, duke mos lënë gjë pa thënë për SHBA dhe duke e konsideruar vendimin e tyre për Berishën si "të pacipë".

Ndërkohë, sot në Sheshin "Nënë Tereza", Yuri Kim dhe Meta shkëmbyen vetëm një shtrëngim duarsh, ndërsa më pas Ambasadorja u ul në krah të kryeministrit Edi Rama, ndërsa Presidenti ishte larg tyre.

Pas mbylljes së ceremonisë, kreu i qeverisë u takua me Ambasadoren Kim dhe u largua më pas, ndërsa kreu i shtetit shkëmbeu përshëndetje me përfaqësues të forcave të Armatosura.

b.ha./Shqiptarja.com