Teksa të gjithë presin SPAK dhe GJKKO të na thotë të vërtetat e mëdha të historisë tonë në këto 30 vite për këtë mendon aleati ynë më i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një ish-President Republike, një ish-Kryeministër për 8 vite, kryetar dhe udhëheqës i opozitës për dekada, një prej personazheve më të rëndësishme të këtyre 30 viteve histori politike të demokracisë sonë të brishtë shpallet 'i korruptuar që ka minuar demokracinë' nga aleati ynë më i madh.

Tashmë është zyrtare. SHBA ka futur në 'listën e zezë' Sali Berishën dhe familjen e tij. Lajmin e ka dhënë sot vetë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken duke firmosur kështu fundin e palavdishëm të një politikani kaq të rëndësishëm. 

Teksa garanton se amerikanët do të jenë të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët në Shqipëri, Blinken shkruan në një postim në rrjetet sociale se akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri.

Në njoftimin e posaçëm të bërë në faqen zyrtare të DASH thuhet se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi në funksionin e tij si kryeministër i Shqipërisë, Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve.

SHBA akuzon Sali Berisha ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse. Bashkë me Sali Berishën thotë DASH u ndalohet hyrja në SHBA edhe  Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe  Argita Berisha Malltezit.

Akuzat e DASH janë tepër të rënda dhe si të tilla duket se do të vulosë e fundit politik të palavdishëm të Sali Berishës.

Për të arritur në këtë vendim ekstrem për fatin e Familjes Berisha, Departamenti Amerikan i Shtetit ka krijuar një dosje voluminoze me prova, fakte, dëshmi dhe informacione të besueshme për veprimtarinë korruptive të Familjes. Dosja besohet se është pasuar në vijimësi me informacione të reja, përfshirë edhe luftën e Sali Berishës kundër reformës në drejtësi, në koordinim dhe bashkëpunim me Ilir Metën.

Deklarata e plotë e Blinken, e publikuar në faqen zyrtare të DASH

Sot, unë jam duke shpallur 'non grata' Sali Berishën, një ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky emërim është bërë nën Seksionin 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacionet e Jashtme, dhe Programeve të Ndarjeve të Programeve Akti i Ndarjes, 2021. Përveç Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha dhe vajza, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht.

Njoftimi  via tëiter i sekretarit Shtetit amerikan Antony Blinden

Njoftimi I DASH
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
Berishët 'non grata' në SHBA, kush janë 3 familjet e tjera të rëndësishme në listën e zezë të amerikanëve

1619472001_dash.jpg

Me shpalljen 'non grata' të familjes së Sali Berishës shkon në 4 numri i familjeve të rëndësishme të politikës dhe të krerëve të institucioneve shqiptare që janë futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara rë Amerikës.

Përcaktimi i parë ndodhi më 14 shkurt 2018 kur Sekretari i Shtetit përcaktoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llala, të shoqen Adriana Llala, vajzën Eni Llalla si dhe fëmijën tjetër jo nën shtetas të SHBA. Në 16 prill 2018 sekretari i shtetit përcaktojë rastin e dytë sipas 7031C kur përcaktoi deputetin Tom Doshi, të shoqen Xhovana Doshi, vajzën e rritur Briana Doshi, djalin James Doshi si dhe fëmiëjt e tjerë minorenë. Ish kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, e shoqja Alba Dako, të birin Xhulio Dako si dhe të bijën Kejsi Dako u përcaktuan sipas 7031C në 30 korrik të vitit 2019.

Ora 14:30
'Pasuroi dhe mbrojti aleatët e tij politik', cilin prej aleatëve të Berishës po paralajmëron SHBA?!

1617296278_berisha.jpg

Në deklaratën e shpalljes 'non grata' të Sali Berishës tërheq vëmendje shprehja se Berisha në cilësinë e ish-Kryeministrit mbrojti dhe pasuroi aleatët e tij politikë.

"Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë", thuhet në deklaratën e DASH.

Kë ka pasuruar Sali Berisha duke abuzuar me pushtetin?! Kë ka mbrojtur ai nga drejtësia?! Cili apo cilët janë këto aleatë?! Këto janë pyetje që duhet të marrin sa më shpejt përgjigje.

Ora 14:28
SHBA: Sali Berisha i përfshirë në korrupsion të rëndë me fondet publike

1621426323_berisha.jpg

Në njoftimin e vendimit për të shpallur 'non grata' Sali Berishën, Sekretari amerikan i Shtetit thotë se Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.