Mbjellja e mbi 120 mijë pemëve, nisma për reduktimin e qeseve plastike dhe shtimi i korsive të biçikletave e kanë kthyer Tiranën në një qytet miqësor me mjedisin. Ardhja e biçikletave të para Mobike do të sjellë një revolucion në mënyrën se si do të lëvizim në Tiranë, duke qenë se përdorimi sa më shumë i tyre do të ndikojë drejtpërdrejtë në uljen e ndotjes në kryeqytet.
Të gjitha këto janë lajme të mira që vijnë në Ditën Botërore të Mjedisit. Ndërkohë, sot, disa të rinj, të shpërndarë në pika të ndryshme të Tiranës, zgjodhën një mënyrë origjinale për të falenderuar qytetarët që kishin zgjedhur biçikletën si mjet lëvizës, duke iu dhuruar atyre, në shenjë mirënjohje, llamba LED miqësore me mjedisin e që kursejnë energji, si dhe nga një çantë beze për të zëvendësuar qeset plastike.