Djali i paralizuar lëviz me ekzoskeletin që lexon mendjen

1/0
5 Tetor 2019, 15:48

Një burrë i paralizuar ka lëvizur katër gjymtyrët e tij të paralizuara me anë të një ekzoskeleti të kontrolluar nga mendja.

Thibault tha se kur bëri hapat e tij të parë u ndje sikur ishte “njeriu i parë në Hënë”.

Me anë të ekzoskeletit ai mund të lëvizë në këmbë, por kostumi mund të përdoret vetëm në laborator.

Sipas BBC, Gjithçka nisi kur 30-vjeçari bëri një operacion ku ju vendosën dy implante në sipërfaqen e trurit që kontrrollon lëvizjet.

64 elektroda në secilin prej implanteve lexojnë aktivitetin e trurit dhe dërgojnë udhëzimet në një kompjuter që ndodhet në laborator.

Kompjuteri lexon trrurin dhe i shndërron ato në udhëzime për kontrollin e ekzoskeletit.

Thibault futet në ekzoskelet dhe kur 30-vjeçari  mendon të ecë, ekzoskeleti lëviz.

Dhe ai mund të kontrollojë krahët, duke i manovruar ato në hapësirë tre-dimensionale.

Thibault ra nga një lartësi prej 15 metrash në një klub nate katër vite më parë e dëmtimi i palcës kurrizore e la të paralizuar dhe ai i kaloi dy vitet e ardhshme në spital.

Por në vitin 2017, ai mori pjesë në një eksperiment të ekzoskeletit me" Klinatec" dhe Universitetin e Grenoble.

Fillimisht ai praktikoi përdorimin e implanteve të trurit për të kontrolluar karakterin virtual dhe më pas kaloi në ecje me kostumin e ekzoskeletit.

Djalit iu desh më tepër kohë për të mësuar sesi të kontrollonte krahët.

 “Ishte shumë e vështirë sepse është një kombinim i muskujve dhe lëvizjeve të shumta. Kjo është gjëja më e rëndësishme që unë bëj me ekzoskeletin”, është shprehur Thibault.