Dritat Polare, spektakël i magjishëm qiellor në Alaskë

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
6 Janar, 14:52

Qielli mbi Alaskë, mbi liqenin Eklunta Lake u ndriçua në fillim të vitit në të gjelbër e të kuqërremtë. Kësisoj këtu natyra ndezi fishekzjarrët e saj me ndihmën e Diellit dhe fushës magnetike të atmosferës së Tokës.

Në Anchorage të Alaskës dritat polare ndriçuan mbi çatitë e shtëpive dhe pemëve përreth. Dritat polare krijohen kur grimcat diellore të ngarkuara me energji prekin atmosferën e Tokës. Këto grimca tërhiqen nga fusha magnetike e atmosferës në Tokë dhe nga kontakti me molekulat e gazit ato ndizen duke krijuar ndriçuar.