FOTOT/ Tensionet në veri, Vuçiç takohet me Ramën dhe liderët e tjerë të Ballkanit

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
1 Qershor 2023, 11:12

Kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç këtë të enjte gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë. Lajmin e jep kreu i shtetit serb, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto.

Vuçiç është takuar edhe me udhëheqës të tjerë shtetëror të Ballkanit, si presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe anëtaren serbe të kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Željka Cvijanović. Në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë situata në veri të Kosovës.

r.k./Shqiptarja.com