Francë-Katedralja ‘Notre-Dame’ në Paris do të hapë dyert e saj me datë 7 dhe 8 dhjetor, që të presë vizitorë jo vetëm nga Franca, por nga e gjithë bota.
Pas një zjarri shkatërrues në prill 2019, Katedralja Notre-Dame u mbyll përkohësisht.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shkuar sot në Katedralen “Notre-Dame” me një ekip televiziv për t’i treguar botës katedralen e restauruar.