Gjenden 13.5 ton ar dhe 20 bilionë dollarë në bodrumin e ish-politikanit kinez

-1/0
2 Tetor 2019, 14:22

Në bodrumin e shtëpisë së ish-poilitikanit , 58-vjeçar Zhang Qi, janë gjetur 13.5 ton ar dhe 20 bilionë dollarë.

Ai dyshohet se ka në pronësi edhe banesa  luksoze  dhe do të përballet me dënimin me vdekje nëse ai shpallet fajtor për krime ekonomike.

Zhang ishte sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Haikou, kryeqyteti krahinor i Hainan me një popullsi rreth nëntë milionë njerëz dhe po hetohej nga Komisioni Kombëtar i Mbikëqyrjes.

Ndërkohë, udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping po godet korrupsionin dhe më shumë se 10,000 njerëz janë paditur për korrupsion qëkur ai mori detyrën në vitin 2012.

Sipas raporteve, të paktën 120 persona me pozitë në Kinë janë zbuluar në hetime të ngjashme, përfshirë oficerë ushtarakë dhe ekzekutues të lartë.