Kisha 800 vjecare e gjendur nën rënojat e resortit "Panorma" të Mihal Kokëdhimës

1 / 6
2 / 6
3 / 6
4 / 6
5 / 6
6 / 6
23 Gusht 2019, 18:50

SARANDË-Gjatë shembjes së lokalit “Panorma” pa leje të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës, janë gjetur pranë themeleve të tij fragmentet e një monumenti me rëndësi  historike.

Bëhet fjalë për rrënojat e një kishe, për të cilën arkeologët hedhin hipoteza se daton 800 vjet më parë.  Në vitin 2017, arkeologët të shqetësuar nga fakti se pranë monumentit ishte ngritur një lokal, kanë bërë disa fotografi. Vihet re se pranë mureve të Kishës, i zoti i lokalit kishte preferuar të vendoste koshin e plehrave, duke injoruar fragmentet e mureve të vjetra.