MALLAKASTER- Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka publikuar list-pagesat për vitet 1999-2000, në të cilat Partia Demokratike e akuzon se ka qenë i dënuar në Greqi, gjë që e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Ismailaj shkruan se gjithçka që ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit është e vërtetë dhe se nuk është arrestuar apo ndaluar asnjëherë nga policia greke. Lidhur me datën 25 shkurt 2000, Ismailaj shprehet se ka qenë duke në punë si mësues në shkollën 8-vjeçare "I.Shehu", Corrush.
"Do te doja qe nepermjet ketij statusi te ndaja me ju nje prononcim lidhur me deklaratat e bere sot nga Partia Demokratike lidhur me emrin tim dhe te kaluaren time:
1- Dua te theksoj se gjithcka kam deklaruar ne formularin e dekriminalizimit eshte e vertete.
2- Po ritheksoj dhe njehere se per periudhat qe kam punuar si emigrant ekonomik ne Greqi nuk jam arrestuar apo ndaluar asnjehere nga policia greke per cfardo arsye ligjore.
3- Lidhur me pyetjen se cfare me kujton 25 shkurti 2000, ju bej me dije se me kujton nje dite normale pune si mesues ne shkollen 8-vjecare "I.Shehu", Corrush.
Bashkangjitur list pagesat per kete periudhe.
Se fundi per te gjithe ata qe nuk me njohin (pasi ata qe me njohin e dine mire), se nuk jam marre asnjehere me veprimtari te jashteligjshme si dhe jam totalisht i qete ne ushtrimin e detyres qe me kane besuar qytetaret mallakastriote pasi nuk kam mbi vete epitetet e hajdudit, trafikantit te qenieve njerezore apo lendeve narkotike ashtu si mund ti kene eksponete te caktuar te PD.
Ju faleminderit dhe kalofshi mirë", shkruan Ismailaj.











