Lufta në Siri/ Ushtria rebele e Al Jolani pushton edhe pallatin presidencial të Bashar al Asad

1 / 12
2 / 12
3 / 12
4 / 12
5 / 12
6 / 12
7 / 12
8 / 12
9 / 12
10 / 12
11 / 12
12 / 12
8 Dhjetor 2024, 12:50

Ushtria e rebelëve e udhëhequra nga xhihadistët e komanduar nga Ebu Mohammad Al Jolani kanë marrë kontrollin e qendrave të pushtetit në kryeqytetin sirian, Damask.

Sipas asaj që mësohet nga burime të sigurisë në Siri, që po ndjekin evoluimin e situatës, aktualisht në duart e kryengritësve janë pallati presidencial në lagjen Malki, selia e televizionit shtetëror, aeroporti ndërkombëtar dhe burgu Sednaya.

Rebelët e grupimit Hayat Tahrir al Sham, kontrollojnë gjithashtu rrugët kryesore në Damask dhe në disa zona të qytetit qytetarët dolën në rrugë për të brohoritur parulla kundër Bashar Al Asadit