Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme

1 / 10
2 / 10
3 / 10
4 / 10
5 / 10
6 / 10
7 / 10
8 / 10
9 / 10
10 / 10
16 Dhjetor 2024, 22:13

Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre.

Nga kjo nismë e propozuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe e miratuar nga Kwshilli Bashkiak i Tiranës, më 14 dhjetor përfitojnë 177 mijë pensionistë, të cilët kanë mundësinë të pajisen me abone të përgjithshme falas për transportin publik.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ditën e sotme ka bërë me dije se cilët do të jenë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme që duhen.