Nga paketa 'anti-shpifje' tek 'buxheti 2020', 22 çështjet më të 'nxehta' që sot zbresin në Kuvend

1 / 5
2 / 5
3 / 5
4 / 5
5 / 5
18 Dhjetor 2019, 08:54

Plot 22 pika janë në rend dite dhe që pritet të diskutohen në seancën parlamentare të 18 dhjetorit, ku 13 prej tyre janë të karakterit financiar dhe ekonomik.

Projektligji i buxhetit 2020, paketa fiskale, rivlerësimi i pasurisë, propozimi për shkarkimin nga detyra të Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankë së Shqipërisë, projektligji i fiskalizimit, krijimi i ministrisë së Rindërtimit dhe emërimi në krye të saj i ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj, dekreti i presidentit për kthim për rishqyrtim të projektligjit për Korporatën e Investimeve Shqiptare si dhe projektligji i Investimeve Strategjike do të diskutohen në seancën e sotme Parlamentare.Përveç këtyre çështjeve, tema më e diskutueshme dhe e debatueshme do të jetë Paketa Anti-Shpifje e cila ka pësuar disa ndryshime por që është miratuar në të gjitha komisionet parlamentare. Në thelb të kësaj pakete është rregullimi i tregut të medieve online dhe televizioneve.

b.ha./Shqiptarja.com