Pas tërmetit të 26 Nëntorit qeveria shqiptare do të ketë një ligj për përballimin e fatkeqësive natyrore, i njohur ndryshe si ligji i rindërtimit. Kjo është ajo që ka vendosur Komisioni i Ekonomisë me votat e të gjithë deputetëve përfshi dhe ata të opozitës. Arben Ahemetaj që pritet që të dekretohet ministër i ri i Rindërtimit pas votimit në Kuvend, tha se këtë proces pas fatkeqësisë natyrore nuk do ta bëjë dikasteri që do të drejtojë ai, por ministria e Arsimit, Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Një tjetër akt shumë i rëndësishëm ishte dhe bonusi i qerasë për familjet e prekura nga tërmeti. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë u shpreh se nesër në parlament të dyja aktet do të votohen. Nga ana e saj deputetja Blerina Gjylameti theksoi se qëllimi i këtij akti është rimëkëmbja e njerëzve të prekur nga tërmeti dhe ulja e kohës së proçedurave për përfitimin e qerasë. Për tranasparencë fondet do të administrohen nga ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe njësitë vendore.
Diskutimet në Komision
Arben Ahmetaj: Akt normativ nga qeveria ka hyrë që dje në fuqi dhe nesër prezantim në seancë të pasojave të fatkeqësive natyrore më parë nuk ka patur një ligj si ky për herë të parë. As kryeministri, as ministri i shtetit për rindërtim nuk janë njësi zbatuese të projekteve, por janë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë, por edhe Infrastrukturës dhe njësitë vendore. Të mbyllet ky vendimi që fillon nga imagjinata e medias deri te përsiatjet e analistëve.
Blerina Gjylameti: Qëllimi i këtij ligji është rimëkëmbja e komuniteteve. Situata e 26 nëntorit kërkon një kuadër rregullator për rimëkëmbjen e të prekurve nga fatkeqësitë natyrore rimëkëmbja qëllim kthimin e cdo subjekti në fazën fillestare. Akti normativ për pagesën e qerasë për pagesën e qerasë për familjet e pastreha familjeve të viktimave qira për 1 vit, ky akt normativ kërkon të ulë kohën e procedurave, ndërsa efekti në buxhet është 1 miliard lekë.
Korab Lita: Mendimi im është se ne do i votojmë të dyja këto projekt-akte
Zv/ ministrja e Financave Belinda Ikonomi: E hapur mundësia që qytetari të aplikojë në qytet tjetër për qiranë.
Artur Roshi: Nuk mund të jemi kundër mbështetjes së njerëzve, në parim jemi pro. Do të tërheq vëmendjen për; ajo që duhet të ketë kujdes pushteti vendor është raporti mes ndërtesave që duhet të prishen dhe atyre që do të ndërtohen, mos kalohet ajo masa që mund të mos vlejë të prishet, por të prishet për interesat e tregut. Nëse do ta monitorojmë si opozitë do të ketë raste të tilla, ne do të marrim iniciativa ligjore dhe do të jemi kritik ndaj tyre. Kjo nuk do të thotë se duam të bëjmë politikë me tërmetin.
Nëse qiradhënësit i rrisin qmimet e qëras në këtë kohë, atëher qeveria duhet të marrë masa duke ua rritur edhe taksën në tre apo katër herë më shumë se që e kan sot si dhe të evidentohen të gjithë me fatura të rregullta...!
Përgjigju