Miratohet buxheti 2020, 'OK' faturës për rindërtimin pas tërmetit, bashkive u shtohen 400 mln lekë

Është miratuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave buxheti i vitit 2020 ku pjesë e tij është edhe programi i rindërtimit. Kryetari i Komisionit Arben Ahmetaj që tashmë është edhe Ministri i shtetit për Rindërtim, ka prezantuar edhe ndryshimet që ka pësuar buxheti i vitit të ardhshëm. Fondi për rindërtimin do të jetë 20 miliard lekë ku 13 miliard janë nga buxhetit të shtetit dhe pjesa tjetër ndihma.

“Fondi i rindërtimit 20 miliardë, 13 miliardë nga buxheti i shteti dhe 7 miliardë nga donacionet. Në buxhetin 2020 do të shtohet edhe një fond prej 1.2 miliardë lekë për strehimin e personave që kane humbur banesat. Shtohet neni i rindërtimit, fondi i rindërtimit për 20 miliardë që përdoret për përballimin e dëmeve të tërmetit, përbëhet nga grante (ndihma) 7 miliardë , shpenzime të buxhetit 13. Çdo e ardhur në formë granti, rrit në të njëjtën kohë edhe shpenzimin për rindërtimin” tha Arben Ahmetaj.

Ashtu siç ishte paralajmëruar fatura e rindërtimit do të prekë edhe investimet e parashikuara. Ahmetaj ka deklaruar se vetëm investimet në Shëndetësi nuk do të preken. “6.2 miliardë lekë që është parashikuar për investime do të rishikohet. Nuk do të preket fondi i Mistrisë së Shëndetësisë dhe investimet e reja të parashikuara. Ndërsa me projektet e tjera do të ketë ndryshime” u shpreh Ahmetaj. Deputetët votuan edhe përjashtimet nga TVSH-ja për të gjitha mallrat, shërbimet dhe kompanitë e ndërtimit që do të autorizohen për zbatimin e projektit të rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

“Në kuadër të rindërtimit të banesave kemi propozuar që të përjashtohen nga TVSH e importit subjektet she projektet që do të merren vetëm me rindërtimin e banesave. Gjithçka çdo përjashtim do të bëhet me autorizim të këshillit të ministrave. Ende nuk dihet fatura e dëmeve të tërmetin dhe ende nuk dihet se sa do të shkojë. Përjashtohen nga TVSH të gjithë këta subjekte përgjatë periudhës së rindërtimit. Përjashtimi nga TVSH duhet të shoqërohet edhe me ulje të çmimeve të mallrave të ndërtimit që do të përdoren për rindërtimin” deklaroi ish ministri i Financave Ahmetaj.

Po ashtu janë shtuar 3 miliardë lekë për Ministrinë e Infrastrukturës në zërin e shpenzimeve, po në këtë zë është dhënë 1.5 miliardë lekë për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, 0.5 miliardë për Ministrinë e Bujqësisë. Ndërsa në buxhetin vendor janë shtuar 200 milionë lekë. Po ashtu në komision është miratuar edhe paketa fiskale për vitin e ardhshëm, dhe që javën e ardhshme pritet të kalojnë në Kuvend, për miratimin përfundimtar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit

Konferenca/ Peleshi: Bardhi e interpreton ndryshe, Parlamenti s’kontrollon vetveten! Duket veprim politik, periudha e zgjedhjeve s’e lejon ngritjen e Komisionit