Qytetërimi është më i fortë se krimi! Po na vrasin duhet reagim!“ Me këtë pankartë deputetët e PD-së të mbështetur nga protestues kanë nisur një marshim protestë në qytetin e Shkodrës që tre ditë më parë u trondit nga një atentat me 3 të vrarë.
Marshimi nisi nga sheshi ku ndodhet godina e bashkisë së Shkodrës, në pedonalen 'Koli Idromeno' më pas në sheshin 'Nënë Tereza'
Marshimi u ndal në heshtje për pak minuta para institucionit të prefekturës