Para godinës së Kryeministrisë janë mbledhur protestuesit e parë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike. Të rinj nga universiteti po protestojnë me një pankartë në të cilën shkruhet ‘Pakti për vdekjen e Universitetit’.
“Në marshim jemi për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Qëllimi jonë është pakti për vdekjen e universitetit. Universiteti dhe të rinjtë janë harruar dhe lënë në harresë, nuk janë prioritet i qeverisë. Sot që ishte fillimi i universitet kemi disa degë që janë në rrezik për t’u mbyllur, kjo tregon që arsimi është në krizë. Do fillojmë me protesta, i bëjmë thirrje qeverisë të bashkëbisedojë me ne”, tha një prej studenteve.