Pamje nga vendngjarja e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja

2 Nëntor 2019, 13:50

DURRES- Më pak se 60 sekonda ka zgjatur atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe të fortit të Shijakut Ladi Muharremi. Sipas hetuesve dy atentatorët kanë ditur se Ndoja dhe Muharremi udhëtonin në atë mjet pasi i kanë ndjekur ata për disa orë përgjatë paradites së të premtes dhe deri sa kanë hapur zjarr.

20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo njihen si persona me precedent penal në qarkun e Durrësit janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje por ende askush s'është i ndaluar dhe mes të liruarve pas deklarimeve të dhëna janë Plarent Dervishi dhe Julian Mece.