Protesta e opozitës nëpërmjet fotove

1 / 28
2 / 28
3 / 28
4 / 28
5 / 28
6 / 28
7 / 28
8 / 28
9 / 28
10 / 28
11 / 28
12 / 28
13 / 28
14 / 28
15 / 28
16 / 28
17 / 28
18 / 28
19 / 28
20 / 28
21 / 28
22 / 28
23 / 28
24 / 28
25 / 28
26 / 28
27 / 28
28 / 28
13 Maj 2019, 22:42

Fotogaleria e protestës së opozitës 

Protesta e pestë kombëtare e opozitës jokuvendore kundër qeverisë erdhi si një vendim urgjent pas tubimit të 11 Majit që u mbyll pas mesnate në skena të dhunshme kundër institucioneve, sulmeve me bomba molotov e plagosjes së efektivëve. 13 Maji u lajmërua nga vetë lideri demokrat Lulzim Basha si  protesta që do të rrëzojë nga qeveria kryeministrin Edi Rama, në fakt, njëjtë siç ai ka njoftuar edhe para katër tubimeve të mëparshme. Në një ndryshim skenari nga protestat e mëparshme, tubimi i 13 Majit u bë në formën e marshimit të protestës në 5 institucione që sipas opozitës joparlamentare janë jolegjitimë, si qeveria dhe parlamenti, Ministria e Brendshme, dhe Policia e Shtetit dhe e Tiranës, që sipas tyre marrin urdhra nga qeveria e lidhur me krimin. Pati ndalesa të heshtura të udhëheqësve politikë të opozitës para këtyre institucioneve, ku u hodhën nga manifestuesit vetëm disa kapsollë e flakadanë ndaj institucioneve. Vetëm tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë pati një efektiv të dëmtuar nga hedhja e fishekzjarrëve dhe kapsollave. Ndërsa tek Drejtoria e Policise së Tiranës u hodh vetëm një bombë molotov i konsideruar edhe nga ish-deputetët e opozitës një rast sporadik. Marshimi u përmbyll tek selia e Partisë Demokratike pas 3 orëve.

r.k./Shqiptarja.com