Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj në studion e Report TV me gazetarin Ilir Babaramo komentoi ndryshimin e qëndrimit të protestuesve të cilët sot ishin shumë më të qetë në krahasim me protestën e kaluar.

"Nuk duhet të harrojmë se ne e kemi denoncuar dhunën, nga provokatorë që nxisin qytetarët për dhunë dhe nga ana tjetër policia provokon. Nëse ajo turmë ka vendosur të thyejë xhamat nuk ka as gaz as polici që i ndalon. Sot ata nuk ka krijuar asnjë incident. Përdorimi i gazit është jashtëzakonisht provokues për protestuesit. Gazi lotsjellës na ka ardhur te këmbët kur kemi qenë duke protestuar paqësisht. Ata që i shërbejnë Ramës si të verbër duhet të dalin njëherë dhe të shohin se si jetojnë qytetarët. Këto janë incidente që ndodhin jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Është fare e thjeshtë kërkesa e qytetarëve. Rama të ikë. Nuk mund të ketë negociata. Ajo e djeshmja ishte një shtysë akoma dhe më e madhe që qytetarët të dilnin sot në bulevard. Rama dje prezantoi fytyrën e vërtetë të arrogancës", thotë Mehmetaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:02
A do i thyejë opozita kutitë e votimit në 30 qershor? Kejdi Mehmetaj: Do i ndalojmë zgjedhjet me çdo formë

Pyetjes nëse opozita do të thyejë kutitë e votimit për të ndaluar zgjedhjet e 30 qershorit, ish-deputetja Kejdi Mehmetaj deklaroi se opozita do i ndalojë zgjedhjet me çdo kusht.

"Koha kur Shqipëria ishte një vend monist ka marrë fund në vitin 1990. Do i ndalojmë zgjedhjet me çdo formë të nevojshme. Unë besoj se situata do të zgjidhet pa qenë nevoja të kalojmë në masa ekstreme. Rama tani duhet të jetë shumë i shqetësuar.

Ai ka arritur në një fazë kritike. Më vjen keq sepse një pjesë e tyre që e ndjekin duhet të përcillnin diçka tjetër. Opozita ka një kauzë dhe e ka treguar në çdo protestë të mundshme", u shpreh Mehmetaj.

Ora 20:53
Kejdi Mehmetaj në Report TV: Pas largimit tonë Rama nisi pazarin e gjësë së gjallë

1557773668_kejdi.jpg

Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj deklaroi se pas pazarit të  votës në vitin 2017, Rama po bën pazarin e gjësë së gjallë me blerjen e deputetëve që po pranojnë mandatet.

"Vendi prej dy vitesh nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Procesi i Vettingut po kryhet me 2-3 standarde. Ajo që ndodhi me parlamentin pas lënies së mandateve nga ana jonë, vërtetoi pazarin e gjësë së gjallë. Nëse në 2017 u bë pazari i votës, tani ai bleu deputetët. Gjëja e gjallë shitet, blihet. Për më tepër që kushtetuta e thotë qartë edhe sikur aty të ketë njerëz që ndajnë një bindje, parlamneti i republikës përbëhet nga 140 deputetë, as nga 139. Në pikëpamjet e përfaqësimit në parlament mungon vullneti i gjysmës së votuesve. Ai parlament nuk ka deputetë të zgjedhur lirisht", u shpreh Mehmetaj.

Ora 20:50
A ndryshoi sjellja e protestuesve pas paralajmërimeve të ndërkombëtarëve? Si përgjigjet Kejdi Mehmetaj

Ish-depuetja e LSI Kejdi Mehmetaj thotë në studion e Report TV se sjellja e protestuesve ka qenë e njëjta me atë të protestës së kaluar dhe ajo që ka ndryshuar ka qenë sjellja e policisë e cila këtë herë nuk ka qenë provokuese në raport me ta.

"Unë kam qenë në protestë ditën e shtunë. Situata nga ana e protestuesve me të shtunën është krejt njësoj, ndërsa ajo që ka ndryshuar është fakti se policia sot nuk i ka provokuar protestuesit. Edi Rama duhet ta dijë se nuk i tremb dot protestuesit. Nuk ka asnjë hap pas derisa ai të largohet nga pushteti", thotë Mehmetaj.