Shteti simbol i botës, i lirisë dhe i demokracisë, Amerika, shënon sot festën më të madhe kombëtare, 247-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Në Shqipëri për festën e Pavarësisë së Amerikës, ndodhet edhe presidentit 42-të i SHBA-së Bill Clinton i cili u mirëprit dje nga kryeministri Edi Rama me ceremoni shtetërore si dhe u nderua me medaljen "Ylli i Mirënjohjes Publike" për ti thënë faleminderit për atë që ka bërë për shqiptarët dhe Kosovën.