Roli i mbretit ilir Aleksandër Molosi në skenën politike epiriote

Neoptolemi biri i Akilit

1 / 18

Epiri dhe Aleksander Molosi

2 / 18
3 / 18

Mozaiku i Aleksanderit te madh ne shtepine e Faunit

4 / 18

Italia

5 / 18

Lumi Aheronit, Epir

6 / 18

Lumi

7 / 18

Neoptolemi, Biri i Akilit

8 / 18

Olympia

9 / 18

Piro i Epirit

10 / 18

Aleksandri i Madh

11 / 18

Filipi II

12 / 18

Filipi II monedha

13 / 18

didrahme prej argjendi

14 / 18

Fletet, muzeu i Janines

15 / 18

Monedhe prej ari

16 / 18

monedhe bronxi

17 / 18

Monedhe prej Ari

18 / 18
25 Gusht 2019, 11:22

Aleksandër Molosi nga vitet 334/333 deri 331/330 para Krishtit...

Aleksandër Molosi është një figurë historike intriguese sidomos për realizimin ambicioz të projektit politik që ai vetë ndërmori, ose të një nisme të re politike me qëllim për të krijuar dhe forcuar një perandori multietnike në një realitet heterogjen. 

Hyrja në skenën politike të Molosit shënon për monarkinë Eakide ose Ajakide apogjeun e saj. Gjatë mbretërisë të Molosit në Epir, shikojmë shenjat e para të bashkimit të të gjithë territoreve fisnore. Një aspekt i veçantë i mbretërisë të Molosëve është realiteti i ri politik i krijuar, e cila u karakterizua nga një aleance e re, e quajtur “Symahia Epirote” që zëvendësoi termin e vjetër “Lidhja e Molosëve”.

Epiri deri në shek. IV para Krishtit shpeshherë konsiderohej si një realitet në kufijtë ekstremë të botës e qyteteve greke, me struktura politike të ngjashme me ato të periudhës arkaike ose homerike, ku shfaqen komunitetet bujqësore e blegtorale të grumbulluara në fise (ἔθνη), të cilat, në përgjithësi, urdhëroheshin nga krerët e familjeve lokale më të vjetra me titullin princ. Në Maqedoni, princat marrin titullin “βασιλῆες” (Basileus - mbret).