Rrëshqitje dherash në aksin Rrëshen-Bukmirë! Shkëmbi që bllokoi rrugën Krujë-Qafshtamë po shkatërrohet me eskavator

1 / 12
2 / 12
3 / 12
4 / 12
5 / 12
6 / 12
7 / 12
8 / 12
9 / 12
10 / 12
11 / 12
12 / 12
13 Janar 2021, 09:27

Reshjet e shiut që përfshinë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë dëmtime në shumë rrugë të vendit. Rruga Rrëshen-Bukmirë e cila u ndërtua në vitin 2017 është dëmtuar.

Aksi rrugor ka pësuar shkarje si dhe rrëshqitje dherash. Kjo situatë ka krijuar vështirësi në lëvizje në këtë rrugë e cila lidh disa fshatra të zonës.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka nisur puna për zhbllokimin e aksit Krujë-Qafshtamë, e cila prej dy ditësh ka qenë e bllokuar për shkak të një masivi shkëmbor.

Fillimisht ishte parashikuar që ky shkëmb të shpërthehej me eksploziv, por më pas u vendos që shkëmbi të shkatërrohej me eskavator.

Edhe dje u tentua që shkëmbi të hiqej nga rruga, por eskavatori ishte shumë i vogël dhe rruga nuk u arrit të hapej. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes