Pas disa ditësh reshje shiu, kjo e martë ka sjellë përmirësim të kushteve atmosferike në disa zona të vendit.
Në disa prej qyteteve nuk raportohet për problematika të shkaktuara nga reshjet. Në dy qytetet më të goditura nga reshjet e shiut, Lezhë e Shkodër, raportohet për një përmirësim të situatës.
Bashkia e Shkodrës njofton se aktualisht rruga e Obotit është e kalueshme vetëm për mjetet e larta ku niveli i ujit në rrugë arrin mbi 80 cm.
Sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura është mbi 1000 hektarë ku më e madhe është në fshatrat Obot, Muriqan e Oblikë. Ndërsa në njësinë administrative të Dajçit, toka bujqësore e përmbytur vlerësohet në 800 hektarë në zonën e quajtur "Këneta e Dajçit".
Në qarkun e Lezhës është zvogëluar sipërfaqja e tokave të zaptuara nga ujit, kjo si pasojë e uljes e ndërprerjes së reshjeve të shiut. Tokat bujqësore të Torovicës dhe Zadrimës vijojnë në pjesën më të madhe të jenë në ujë, ndërsa hidrovori i Balldrenit nuk po punon me kapacitet të plotë, pasi një pompe është jashtë funksioni.
Nga ana tjetër, në Torovicë, shembjet e dherave rrezikojnë rreth 10 banesa, ndërsa 2 prej familjeve janë evakuuar që natën e mbrëmshme nga shtabi i emergjencave civile.
Ndërkohë në qytetet e tjera si Berat, Gjirokastër, Elbasan, Fier dhe Kukës nuk raportohet për problematika të shkaktuara nga reshjet e shiut.
Aksi rrugor Krujë-Qafshtamë vijon të jetë e kalueshme vetëm me një korsi pasi masivi shkëmbor që ka rënë ditën e djeshme nuk është hequr ende për shkak të madhësisë.
Mësohet se ditën e sotme, shkëmbi do të thyhet me eksploziv për të hapur totalisht rrugën pasi ajo aktualisht është e kalueshme vetëm për makina të vogla dhe furgone.
Ndërsa rruga e fshtarave Bruzmal, Bruz-Zallë dhe Rramxë vijoj të jetë e bllokuar totalisht.
Në qarkun e Lezhës është zvogëluar sipërfaqja e tokave të zaptuara nga ujit, kjo si pasojë e uljes e ndërprerjes së reshjeve të shiut.
Tokat bujqësore të Torovicës dhe Zadrimës vijojnë në pjesën më të madhe të jenë në ujë, ndërsa hidrovori i Balldrenit nuk po punon me kapacitet të plotë, pasi një pompe është jashtë funksioni.
Nga ana tjetër, në Torovicë, shembjet e dherave rrezikojnë rreth 10 banesa, ndërsa 2 prej familjeve janë evakuuar që natën e mbrëmshme nga shtabi i emergjencave civile.
Një segment i rrugës Kukës - Krume në kilometrin e 9-të ka pësuar çarje të asfaltit. E ndërtuar në 2014, trupi i rrugës ka çeduar nga prezenca e madhe e ujërave nëntokesore dhe sipërfaqësor.
Specialistë të ARRSH, kanë inspektuar këtë aks dhe pas vlerësimeve në terren do të kryhen ndërhyrjet e nevojshme. Ndërkohë në të gjithë gjatesinë e rrugës, kompania e mirëmbajtjes ka punuar për largimin e inerteve.
Ndërkohë Bashkia e Kukësit njofton se akset rrugore në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me pērjashtim të aksit rrugor Dushaj - Lekbibaj ku ka shembje dheu.
Gjatë ditës së sotme po punohet nga bashkitë për venien e mbajtjen në funksion të akseve rrugore nga rënia e gurëve, inerteve e pemëve. Gjendja e rezervareve është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse.