Shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar! Trafikuan kokainë me vlerë 5 mln euro brenda 6 muajsh! 5 të arrestuar

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
5 Nëntor 2024, 13:56

Një rrjet kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë u çmontua nga Policia Financiare e Milanos, me urdhër të Prokurorisë së Milanos. Me urdhër të Prokurorisë së Milanos janë ekzekutuar 8 urdhra ndalimi nga të cilët 5 urdhër arrestimi me burg , 2 në arrest shtëpiak e 1 me detyrim paraqitje.

Grupi kriminal kryesisht me shqiptarë ishte aktive në zonat e Korsikos (Milano) dhe Sassuolo (Modena) dhe kërkimet janë duke u zhvilluar në provincat e Milanos, Pavia, Monza dhe Modena.

Grupi kriminal brenda 6 muajsh ka trafikuar drogë kryesisht kokainë me vlerë tregu 5 milionë euro.