Shullazi letër Metës, Ruçit e Ramës: Në regjimin e posaçëm '41-bis' ndodhem padrejtësisht

1 / 11
2 / 11
3 / 11
4 / 11
5 / 11
6 / 11
7 / 11
8 / 11
9 / 11
10 / 11
11 / 11
13 Gusht 2020, 10:23

TIRANË- Emiljano Shullazi i cili prej 10 ditësh është futur në regjimin e posaçëm 41 bis, nëpërmjet avokatit të tij Vladimir Meçi i ka dërguar një letër presidentit të Republikës, kryetarit të kuvëndit dhe kryeministrit Edi rama.Në letrën prej 11 faqe Meçi si përfaqësues i Shullazit, rendit disa prej arsyeve përse klienti i tij mbahet padrejtësisht në këtë regjim.

Sipas avokatit, Shqipëria nuk gjendet në kushtet e Italisë ku u përdor për herë të parë ky regjim pasi mafia vrau magjistratin Giovani Falcone. Po ashtu Meçi thotë se Shullazi s'ka mbajtur kontakt me asnjë organizatë kriminale, por për më tepër ka qenë punonjës i bibliotekë në burg.Me anë të kësaj letre Shullazi dhe avokati i tij kërkojnë rishikimin e ligjit për sigurinë shtesë në burgje, njohur ndryshe si 41 bis. Ndërsa vendimi për izolimin e tij aktualisht është ankimuar në Apel dhe pritet vendimi final i gjykatës.