Izolimi i Shullazit dhe grupit në '41-bis', avokati ankimon vendimin: Punon në burg dhe ka sjellje të mirë, si shpjegohet që në një ditë të bukur u bë armik?

TIRANË- Ashtu siç e kishte paralajmëruar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi ka ankimuar vendimin për izolimin e klientit të tij në qelitë e posaçme '41-bis'. Në dokumentin e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta avokati ka listuar arsyet se përse nuk është dakord me vendimin e ministrisë së Drejtësisë, sipas së cilit ka një sërë shkeljesh. Në 14 faqe, Meçi argumenton se Shullazi nuk ka statusin e të dënuarit, e për pasojë nuk mund të izolohet në burgjet e sigurisë së lartë. Ndalur në një paragraf të këtij dokumenti, avokati citon Ministrisë së Drejtësisë ku thotë se "Emiljano Shullazi mban kontakte me organizatën kriminale ku ai bën pjesë". Një gjë e tillë sipas Meçit është e paplotësuar pasi sipas tij ato që Ministria i quan organizatë kriminale janë kushërinj dhe të afërm të Shullazit.

Ai thekson se Shullazi ka punuar në bibliotekën e burgut dhe ka pasur një sjellje të mirë, por papritmas, vijon avokati, u shndërruar në armik publik që duhet izoluar.

"Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin se "subjekti mban komunikime me organizatën kriminale ky bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup me të cilët bashkëpunojnë" është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve. Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur te 313 dhe bashkë me të ka qenë nipi i tij Endrit Zela, shoku i tij i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të këta sipas gjykatës së shkallës së parë "pjesë e një grupi të strukturuar kriminal". Nëse ministri e ka fjalën për këta persona të cilët "janë pjesë të së njëjtës organizatë kriminale" kujtojmë se mes qernieve njerëzore ka edhe marrëdhënie njerëzore, daja do të takojë nipin e tij, do të kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet organizatë kriminale dhe as e kundërligjshme". (...). Emiljano Shullazi ka qenë i punësuar në bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullore. Si mund të shpjegohet që ky individ një ditë të bukur si "rrufe në qiell të pastër" u bë "Armiku publik që duhej të izolohej patjetër në regjimin 41 bis", shkruhet mes të tjerave në dokument.

Prej 1 gusht Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit. Transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi, pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit '41-bis'.

Grupi i Shullazit është duke u përballur me drejtësinë në Gjykatën e Apelit të Posacëm pasi është i dënuar nga shkalla e parë për "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim, "Kanosje për shkak të detyrës" në bashkëpunim, "Grupi i strukturuar kriminal".

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si "41-bis" i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej Janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi "41-bis" është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë. Burgu i Peqinit dhe 313-ta në Tiranë do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizatave kriminale të cilët edhe nga burgjet drejtojnë trafikun e drogës, prostitucionit, apo përfshihen në krime të rënda.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 06/08/2020 17:57

    O avokat me çfare i boni gjith ato prona pa punuar asnje dite ?o avokat ky bandit edhe nga burgu qe ti thua se sidhet mire jep udhezimet per vrasje per gjoba,ju avokatet jeni sekseret e drejtesise ,qe ju jeni me kriminel se kriminelet,me hajdut se hajdutet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje