Si sot dy vite më parë, në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, e shpalli Nënë Terezën “ShënTereza e Kalkutës”. Në ceremoni morën pjesë mijëra pelegrinë, që mbushën sheshin qendror të kësaj selie.
Mesha u drejtua nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, i cili tha se Nënë Tereza ishte një grua bujare, e cila ndihmoi të braktisurit dhe të pamundurit.
Në ceremonë e zhvilluar në Vatikan morën pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, por edhe personalitete nga e gjithë bota. Spikati në ceremoni, mbretëresha Sofi e Spanjës, dhe 13 krerë shtetesh. Nuk munguan shqiptarë të shumtë, që valëvisnin mbi shpinë flamurin kombëtar.
120 televizione nga e gjithë bota, 600 gazetarë dhe 125 korrespondentë ndoqën këtë ngjarje e cila shenjon në historinë e Shqipërisë.