Situata pas termetit, Ministrja e Arsimit në inspektim: Nesër të gjithë në mësim

1 / 8
2 / 8
3 / 8
4 / 8
5 / 8
6 / 8
7 / 8
8 / 8
23 Shtator 2019, 12:21

TIRANE-Nesër do të rihapen çerdhet, kopshtet dhe shkollat në të tre qarqet që sot u mbyllën, kryeqytet, Durrës dhe Elbasan. Ministrja e Arsimit Besa Shahini njofton se shkollat janë të gjitha gati me përjashtim të dy prej tyre, që janë vartëse, por edhe këtu është gjetur zgjidhja.

"Siç njoftuam edhe dje, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin. Aty ku ka patur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë. Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër. Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim" shkruan ministrja. Edhe n/kryetari i bashkisë së Tiranës dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit siguruan sot se shkollat janë gati.Pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin dy ditë më parë, institucionet vendosën që sot të mbyllen në Tiranë, Durrës dhe Elbasan çerdhet, kopshtet dhe shkollat me qëllim qetësimin e fëmijëve. Gjithashtu, pushim u lanë edhe punonjësit e administratës që kanë fëmijë në çerdhet, kopshtet dhe shkollat në këto  qarqe. Nesër rifillon normalisht shkolla.