Sot pushim! Mbyllen çerdhet, kopshtet dhe shkollat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Sot pushim! Mbyllen çerdhet, kopshtet dhe shkollat në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Në tre qarqe të vendit shkollat, kopshtet dhe çerdhet ditën e sotme janë të mbyllura.  Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njoftoi dje se shkollat 9-vjeçare e të mesme në Tiranë, Durrës dhe Elbasan nuk do të zhvillojnë mësim ditën e sotme. Në mbrëmje ishte ministrja Olta Xhaçka, që njoftoi se është marrë vendimi që po kështu të jenë pushim edhe kopshtet dhe çerdhet e qarqeve në fjalë. Gjithashtu, pushim do të kenë edhe punonjësit e administratës që kanë fëmijë në çerdhet, kopshtet dhe shkollat në këto  qarqe.

"Duke pasur parasysh edhe faktin që ngjarja e fundit sigurisht që ka shkaktuar më shumë frikë e stres tek ata që janë edhe qytetarët më të vegjël të Tiranës, Durrësit dhe çdo zone të prekur nga tërmeti, Ministria e Arsimit ka vendosur që dita e sotme të jetë pushim për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ndërkohë që  është marrë vendimi që në keto tre qarqe do të jetë pushim edhe për kopshtet dhe çerdhet. Sa ju takon prindërve që punojnë në administratën shtetërore, të gjithë ata që kanë fëmijë në kopshte, çerdhe apo shkolla 9 vjeçare, sot mund të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre" tha Xhaçka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar