Nesër do të hapen shkollat në Tiranë

Nesër do të hapen shkollat në tre qarqet, Tiranë, Durrës dhe Elbasan që sot u mbyllën pas tërmetit të fuqishëm që ra dy ditë më parë dhe që u shoqërua me pasgoditje. N/ kryetari i bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku u shpreh se shkollat dhe ndërtesat e tjera publike nuk kanë asnjë dëmtim serioz.

"Nuk kemi probleme madhore strukturore në banesa. Kemi vlerësuar ndërtesat publike, shkollat dhe institucione nuk kanë patur dëmtime serioze. Shkollat do jenë të hapura nesër. Problematikat e mëdha janë në shtëpitë e vjetra në zonat rurale" tha ai.

Ndërsa në Elbasan ka probleme në dy shkolla, por që sipas kryetarit të bashkisë nuk paraqesin rrezik.

 "Ka patur plasaritje të vogla, por nuk janë paraqitur probleme strukturore. Dy shkolla kanë probleme, po ashtu është dëmtuar një ujësjellës në fshatin Shushicë. Probleme me kabina elektrike, kryesisht në infrastrukturë. Po bëjmë verifikime, shkolla, çerdhe kopshte nuk kanë probleme infrastrukturore.

Një pallat më shumë problematik, aty ku janë bërë shtesat, por janë brenda kushteve të sigurisë".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë