U dëmtua në sy gjatë protestës, efektivi i policisë niset në Turqi për ndërhyrje të specializuar

Ardi Veliu, Fadil Allaraj dhe Ogerta Manastirliu

1 / 4

Ogerta Manastirliu, Fadil Allaraj dhe Ardi Veliu

2 / 4

Ogerta Manastirliu dhe Fadil Allaraj

3 / 4

Ogerta Manastirliu dhe Fadil Allaraj

4 / 4
16 Dhjetor 2020, 08:52

Efektivi i policisë së Shtetit, Fadil Allaraj i cili u dëmtua në sy gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë për vrasjen e Klodjan Rashës është nisur në Turqi mbrëmjen e djeshme për tiu nënshtruar një ndërhyrjeje tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka postuar në Facebook disa foto të tij në aeroport.

Efektivi i policisë ishte i shoqëruar gjithashtu dhe nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu të cilët e kanë përcjellë deri në aeroport.

Fadil Allaraj u dëmtua gjatë ditës së parë të protestës në Tiranë ku një cop xham i hyri në sy duke i rrezikuar kështu dhe shikimin.

Menjëherë ai iu nënshtrua ndërhyrjes së parë kirurgjikale në shërbimin e Okulistikës, por dëmtimi ishte i rëndë dhe i duhej dhe një ndërhyrje tjetër e dytë.

Përveçse rrezikon të humbasë njërin sy, efektivi është në gjendje të rënduar psikologjike prej situatës që ka kaluar.

b.ha./Shqiptarja.com