Gjatë mbrëmjes së djeshme, punonjësi i policisë me inicialet F.A., 36 vjeç, i është nënshtruar ndërhyrjes së parë kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, pas dëmtimit të rëndë që mori në sy gjatë protestës së zhvilluar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha, nga efektivi i policisë.
Referuar mjekëve që kanë kryer ndërhyrjen, 36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë. Pas ndërhyrjes së parë polici ka dhimbje të forta, pasi syri ka një çarje të gjerë të globit okular. Si pasojë e dëmtimeve të rënda, policit sipas mjekëve do i duhet edhe një ndërhyrje më e specializuar, e cila do të jetë edhe estetike.
Momentalisht ai është i shtruar në pavion nën kujdesin e mjekëve. Përveçse rrezikon të humbasë njërin sy, efektivi është në gjendje të rënduar psikologjike prej situatës që ka kaluar. Mjekët kanë konstatuar që ai rrezikon ta humbasë syrin e dëmtuar. Më herë herët policia njoftoi se protestuesit kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të policisë, me sende të forta, duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë.
Protesta e djeshme është shoqëruar me dhunë ndaj disa institucioneve shtetërore. Protestuesit nuk kursyen as pemën e Krishtlindjeve të kryeminsitria të cilën e dogjën dhe më pas e rrëzuan. Në fund iu drejtuan qendrës ku dëmtuan dhe i vunë flakën edhe pemës së madhe në mes të sheshit. "Shënjestra" e fundit ishte drejtoria vendore e policisë së Tiranës, ku dhe aty pati disa përplasje ku policia përdori gaz lotsjellës ndërsa protestuesit dogjën disa kosha me plehra.
-
Policin duhen ta mbajne per disa dite me sedative,ose te pakten deri sa te kete me pak dhimbje,me duket se quhet koma mjekesore.
Përgjigju -
Jo mo jo nuk e kane fajin protestuesit per plagosjen e policit. Atij te jene te shkuara. Duhet drejtuesat legena dhe te pa afte si taqo ziu te hyje ne burg tani qe nuk mori masa per sigurine e efektivit. Sepse nuk mund te nxjerresh punonjes policie ne proteste me kapele. Eshte shkelje e ligjit duhen me pajisje te posacme. Por lepiresat justifikohen qe nuk do shefi ti shofi ashtu se ne jemi vend demokratik dhe bejme figure te keqe. O qelbesira o plera drejtues ju duhet te qeroheni se i moret vartesit me qafe o ropqira.
Përgjigju -
Copa e xhamit nuk ka krahe te fluturoje e te hyje vete ne sy. E qelluan dhe plagosen shpellaret barbare.
Përgjigju-
SHPELLAR, E KALU SHPELLARIN, SUPER MESJETAR JANË, HORRA TË GJITHË NË BURG E KAN VENIN
-









Komente
Komento