Kryeministri Edi Rama ka replikuar me rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, lidhur me protestën e studentëve dhe situatën aktuale të Arsimit të Lartë. Më herët ishte Koni i cili akuzat e Ramës nga mbledhja me dekanët dhe rektorët i cilësoi si reagime frike për shkak të protestës së studentëve edhe pse ajo është demokratike e paqësore (Lexo këtu), ndërsa nuk ka vonuar përgjigjia e kreut të qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Rama e cilëson reagimin e Konit si qëndrim i pafytyrë që duhet mëshiruar. 

Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë, unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor, ku shpresoj të keni kurajon të m'i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju. 

Edi Rama, kryeministër