Gjatë protestës së ditëve të sotme të studentëve u vu re përdorimi i fjalëve ofenduese nga ana e tyre kundrejt kryeministrit Rama dhe trupës policore.Megjithatë ajo që ra në sy ishte përgjigjja që ata i dhanë kryeministri për komentin që përdori pas incidentit të vezës. Kryeministri i'u tha vajzave që goditën me vezë "pula që kakarisin" ndërkohë Arlind Qori pedagog në shkencat sociale i'u përgjigj kështu:

“Vajzat që e qëlluan me vezë, ai i quajti pula që kakarisin. Kam menduar gjithë këto ditë që kryeministri meriton të quhet një derr, një derr që hungërin me propagandën e tij agresive, por nuk do ta quaj ashtu. Nuk do ta quaj ashtu, sepse fyej derrin” ka thënë pedagogu Qori njëkohësisht organizator i protestës së studentëve përballë kryeministrisë.

Kryeministri Edi Rama e komentoi në këtë mënyrë, sulmin me vezë nga studentët:

“Besoj që është një kakarisje normale për një vend të lirë dhe nuk ka asnjë problem. Sigurisht që nëse do të më duhet të bëjë një interpretim, do bëjë interpretimin që deri dje për shkak të një kufizimi të madh, as e imagjinonte njeri që mund të bënte një akt të tillë; sot mund ta bëjë. Është një hap i madh përpara.”

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)