Përditësimi shtrin kohëzgjatjen e strategjisë ekzistuese, përtej vitit 2018, duke siguruar kështu mbështetjen e duhur programatike për Buxhetin Orientues Afatmesëm për vitet 2019 dhe 2020.
Strategjia synon t’u japë një përgjigje proaktive sfidave të mjedisit ku operon Banka e Shqipërisë; të rrisë bashkëpunimin brenda institucionit; të nxisë përdorimin efektiv dhe eficient të burimeve; si dhe të promovojë transparencën dhe llogaridhënien publike.
Strategjia përfshin funksionet kryesore të Bankës: politikat (politika monetare, rezerva valutore, mbikëqyrja bankare), infrastrukturën financiare (emisioni i parasë, sistemet e pagesave); mirëqeverisja (auditi, komunikimi dhe edukimi financiar); funksionet e tjera (kërkimet, statistikat); dhe shërbimet mbështetëse (burimet njerëzore, çështjet juridike, kontabiliteti dhe financa, prokurimet dhe shërbimet, IT).
Informacioni për zbatimin e Strategjisë Afatmesme të Zhvillimit është pjesë e rregullt e raporteve vjetore të Bankës së Shqipërisë.
Buxheti i Bankës së Shqipërisë për vitet 2018 – 2020, ndër të tjera, synon përsosjen e mëtejshme të kuadrit të politikës dhe të operacioneve monetare, zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale të Bankës së Shqipërisë, furnizimin e ekonomisë me kartëmonedhë cilësore, përpunimin me kujdes të saj, si dhe përsosjen e komunikimit dhe transparencës me publikun.
Njëkohësisht, buxheti mbështet kryerjen e investimeve të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës teknologjike, asaj të sigurisë dhe të ambienteve ku ushtrohet aktiviteti i Bankës së Shqipërisë.
Miratimin “Për dhënien e miratimit paraprak për zotërimin e pjesëmarrjes influencuese (të tërthortë) të shoqërisë Amryta Capital LLP, Mbretëria e Bashkuar në kapitalin aksionar të Bankës Credins sh.a.”.
Në bazë të këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miraton paraprakisht pjesëmarrjen indirekte influencuese në masën 14.918% të shoqërisë Amryta Capital LLP, Mbretëri e Bashkuar në kapitalin aksionar të Bankës Credins sh.a.. Amryta Capital LLP do të blejë 100% të aksioneve të shoqërisë BFSE Holding BV, Hollandë, e cila është aksioner i Bankës Credins sh.a..
Miratimin për shtypjen e monedhave metalike përkujtimore, për qëllime numizmatike, në vitin 2018.
Në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të miratojë emetimin e një serie monedhash përkujtimore me tematikë “550 vjet in memoriam Gjergj-Kastrioti Skënderbeu (1468-2018)”.
Seria do të emetohet gjatë vitit 2018 dhe do të përbëhet nga tre monedha, me vlerë emërore 200 Lekë në metal ar, 100 Lekë me metal argjend dhe 50 Lekë në metal të thjeshtë.
Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
