Beyonce është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të pëlqyera në botë.

Ndërsa së fundmi ka pozuar topless dhe me një parukë që imiton Marilyn Monroe për revistën “Out”.

Mamaja seksi shfaqet sensuale në fotot bardh e zi, duke mbuluar gjoksin e zhveshur me duar dhe me paruken në ngjyrë platini në kokë.

Në një tjetër foto vihen në pah tiparet e saj të bukura me një tualet natyral ku mbizotëron fjala “power” (fuqi).

beyonce

Mëngjesin e së martës ajo publikoi një foto të sajën në “Instagram” ku shfaqej pa u lyer dhe mjaft e qeshur”.

Gjatë intervistës së saj Beyonce zbuloi se ka qenë sëmurë gjatë regjistrimit të këngës “XO” për albumin e saj të pestë, të cilën e publikoi në dhjetor duke i befasuar të gjithë.

“Disiplina, kontrolli, durimi, e vërteta, rreziku, kanë qenë gjërat që kam menduar gjatë kohës që kam punuar për këtë album”, ka thënë më tej këngëtarja bukuroshe.

(b.t/shqiptarja.com)