DURRES-Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa njëri ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrushkull rreth orës 13:00, ndërsa viktimat janë Lulzim Qano dhe Yzedin Shallari, i plagosur në gjendje të rëndë në spital është Eduart Xhaferi.
Sipas të dhënave të para nga policia e Durrësit, tre personat, punonjës të një rezervati në Rrushkull u konfliktuan pas një sherri të çastit, ndërsa po heton për motivet.
Nga konflikti me thika Lulzim Qano ndërroi jetë menjëherë, pasi mori disa goditje fatale, ndërsa Yzedin Shallari dhe Eduart Xhaferi u transportuan me urgjencë në spital.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Yzedin Shallari nuk mundi që të mbijetojë, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet Xhaferi.
Njëri nga viktimat me probleme mendore
Njëri nga viktimat, Lulzim Qano mësohet se ka pasur probleme mendore. Sipas dëshmive të para nga fqinjët, Lulzimin e mbanin të lidhur në periudhat që kishte probleme mendore.
"Më mirë kështu sesa i lidhur" janë shprehur ata pas ngjarjes.
Lulzim Qano humbi jetën në vend pas sherrit me thika me Yzedin Shallarin dhe Eduart Xhaferin.
I plagosuri: S'e di kush e vrau Lulzimin
I plagosuri Eduart Xhaferi është marrë në pyetje nga policia e Durrësit, ndërsa ka deklaruar se nuk e di kush e ka vrarë Lulzimin.
"Pasi dëgjova sherrin mbërrita dhe pashë që Yzedin Shallari ishte i shtrirë në tokë.
Më pas Lulzim Qano më goditi edhe mua dhe nuk mbaj mend asgjë më deri kur mbërrita në spital. Nuk e di kush e ka vrarë Lulzimin" deklaroi ai.
Në pyetje janë marrë punonjësit e tjerë të rezervatit për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe shkaqet se përse u konfliktuan Yzedin Shallari me Lulzim Qano, të dy të vdekur.
Yzedin Shallari dhe Lulzim Qano banonin në Durrës, ndërsa udhëtonin cdo ditë nga qyteti në fshatin Rrushkull ku punonin në rezervat.
[gallery]22404[/gallery]
/Shqiptarja.com