TIRANE - Një 81 vjeçar me iniciale A.A nga “inati” i ka prerë ujin e pijshëm 5 ditë më parë vëllait të tij tre vite më të madh se veten. Burime nga policia e Tiranës bënë se me dije se dy vëllezërit, 81 vjeçari dhe 84 vjeçari me iniciale S.A prej disa kohësh janë në proces gjyqësor për ndarjen e pasurisë së tyre.

Mësohet se dy të moshuarit jetojnë në një banesë private në Tiranë, ndërsa shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë një konflikt i momentit nga ana e dy vëllezërve.

Lidhur me këtë, blutë e kryeqytetit kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 81 vjeçarit me iniciale A.A.

Redaksia Online
Shqiptarja.com