TIRANE- Personi që përjetoi tmerrin me sy nga grupi i xhirimit ishte shoferi i televizionit “A1 Report” Hair Ismailonji. Në ikje e sipër Hairiu është ndarë nga personat e armatosur, ndërsa unë me operatorin kemi hipur në automjetin tip “Benz 190”. Hairi ka mbetur mes breshërive të automatikëve dhe banorëve të paarmatosur të fshatit që po na ndihmonim.

makina

Në këtë moment shoferi, është veçuar dhe ka hyrë sërisht në makinë, duke kërkuar që ta ndizte dhe të largohej. Këtë veprim e ka kryer pasi njeri prej njerëzve të armatosur i ka thënë: “…Merr makinën dhe na u zhduk që këtej…”. Hairi sapo ka hipur në makinë, është përballur me një situatë kaotike që për pak sa nuk i ka marrë jetën.

makina