DURRËS - Në breg të detit ka dalë trupi i pajetë i një personi në Gjirin e Lalzit në Durrës. Pas identifikimit të tij nga shokët, të cilët kanë qenë me të gjatë mesditë duke bërë plazh, mësohet se viktima është Jetmir Marku 23 vjeç, banues Paskuqan të Tiranës.
 
Trupi i tij i pajetë është nxjerë nga deti pasditen e sotme në breg të detit, ndërsa zbulimi i tij është bërë i mundur nga Policia Kufitare. Nga hetimet paraprake, bëhet e ditur se ai është mbytur si pasojë e një deti të trazuar.

Më herët policia, bëri apel familjarëve dhe të afërmve të tij për identifikimin e trupit të viktimës. 
 
Po nga këto shërbime tërhiqet vëmendja se ne kushtet e një deti tejet të trazuar larja në det duhet të jete sa më e limituar për pushuesit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)