Granit Xhaka 'fiku' mesfushën e Interit, statistikat e shqiptarit: Na duhet punë
Granit Xhaka kundër Interit
Bayer Leverkusen mposhti të martën 1-0 Interin në Champions League. Goli i Nordi Mukiele në minutën e fundit të ndeshjes i dha tri pikë "Aspirinave" duke bërë që italianët të pësojnë humbjen e parë pas gjashtë ndeshjeve në këtë turne.
Nëse lëmë pas Mukiele, që si autori i golit të vetëm u shpall njeriu i ndeshjes, një rol kyç në mesin e fushës për gjermanët kishte edhe Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar "fiku" rivalët me performancën e tij dhe sipas "SofaScore" me notën 7.9 është lojtari i dytë më i vlerësuar i takimit.
Xhaka bëri 113 prekje, ndërsa nga 104 pasime ai kompletoi 98, me 94 përqind saktësi. Ai kishte katër topa të gjatë të saktë, ndërsa fitoi katër nga katër duele. Mesfushori shqiptar kishte edhe dy pasime kyçe dhe një ndërhyrje të saktë.
Pas ndeshjes Xhaka tha se duhet të punojnë për të marrë të tjera pikë.
"Të gjithë duhet të punojmë shumë deri në Krishtlindje. Ne kemi nevojë për pikë, nëse luajmë në mënyrë kaq të kontrolluar, fitojmë ndeshje", tha Xhaka.
Bayer Leverkusen është ngjitur në vendin e dytë në renditje me 13 pikë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lamine Yamal futet në historinë e Champions League
13 Mars, 15:25
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
VIDEO/ Eliminimi nga Champions League, Simeone spektakël në konferencë: Ngrini dorën kush e pa Alvarez ta prekte topin dy herë
13 Mars, 10:08
-
Datat dhe oraret, kalendari i plotë i çerekfinaleve të Champions League! Spikasin dy përballje
13 Mars, 09:26
-
VIDEO/ E preku apo jo? Polemikat për golin e anuluar të Atletico Madridit, VAR nën akuzë
13 Mars, 08:47
-
Champions League/ Real Madrid mposht Atleticon me penallti dhe gjen Arsenalin, kualifikohen Dortmund e Aston Villa! Mësohen katër çerekfinalet
12 Mars, 22:53
-
Milan dhe Inter ofertë zyrtare për të blerë 'San Siron', pritet stadium i ri
12 Mars, 15:48
-
PSG i eliminoi, sheikët kërkojnë t'i marrin Liverpoolit edhe kapitenin! Zhvillohet takimi i parë
12 Mars, 15:00
-
Inzaghi: Për këtë që bën, ky Inter nuk merr sa duhet lëvdata! Bayern? I njoh mirë, më vjen keq për Asllanin
12 Mars, 12:46
-
Champions League/ Mësohen sot katër çerekfinalet, spikat derbi Atletico - Real Madrid! Arsenali i kualifikuar, shpreson Dortmundi
12 Mars, 10:55
-
VIDEO/ Turpëroi Salah dhe i dha 'një dorë' PSG-së drejt kualifikimit, paraqitja e Nuno Mendes nuk duhet humbur
12 Mars, 09:27
-
Champions League/ Mësohet çerekfinalja e parë, Interi gjen Bayern Munich! Më tej Barcelona, PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive
11 Mars, 22:51