Humbja e parë e Interit në Champions, Inzaghi: Bëmë shumë pak, Leverkusen na prishi rekordin

Humbja e parë e Interit në Champions, Inzaghi: Bëmë shumë pak, Leverkusen na prishi rekordin

Simone Inzaghi

Bayer Leverkusen mposhti 1-0 Interin në Champions League, duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale zikaltërve në këtë kompeticion. Pas ndeshjes së djeshme për mediet foli trajneri i italianëve, Simone Inzaghi.

Ai pranoi se ekipi bëri shumë pak, por premtoi se do mbeten mes tetë ekipeve më të mira dhe do kalojnë direkt në fazën e radhës.

“Nuk ishte një nga ndeshjet tona më të mira, por ishim përballë një kundërshtari me vlerë që iu qas më mirë ndeshjes. Pas traversës e kontrolluam ndeshjen, ndoshta pak më shumë se duhej, mund të kishim guxuar më shumë, por na mungoi cilësia në 25 metrat e fundit.

Pastaj është e trishtueshme ta humbasësh kështu sepse na heq rekordin e pathyeshmërisë, por nuk ndikon në ecurinë tonë, me shumë mundësi do të jemi ende në tetëshen e parë. Do të vendoset në janar, por ne do ta kemi në dorë fatin tonë.

Bëmë shumë pak. Ne rrezikuam vetëm me traversën, por duhet të kishim bërë më shumë. Kur filluam manovrën, kishim ndjesinë se po vuanin, duhej të sillnim më shumë cilësi”, tha Inzaghi për Sky Sport.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time