Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone dhuroi spektakël në konferencën për shtyp pas eliminimit nga Real Madridi në 1/8 e Champions League. Penalltia e goditur nga Julian Alvarez dhe e anuluar nga VAR për shkak se sulmuesi bëri një prekje të dyfishtë, ishte momenti vendimtar i 210 minutave mes tyre dhe temë kyçe në konferencën për mediet.

Simeone pyeti gazetarët nëse ata kishin parë një prekje të dyfishtë nga përsëritja.

“Të ngrejë dorën kush e pa Alvarez që goditi topin dy herë nga penalltia, të ngrejë dorën. Hajde, hajde, ngrini dorën tani. Nuk ka asnjëri? Nuk e paska parë askush atëherë”, tha Simeone drejtuar gazetarëve.

Simeone më pas shtoi: “Nuk kam parë asnjëherë VAR që të ndërhyjë për penalltinë”.

Duket se Simeone nuk beson në përsëritjen e VAR dhe akuzon teknologjinë për eliminimin nga Champions.