Hithrat ofrojnë shumë energji dhe mposhtin dëshirën për ushqim të tepërt. Hithrat stimulojnë sistemin limfatik, fuqizojnë sistemin imunitar dhe ul tensionin e lartë të gjakut. Konsumimi rregullisht i hithrave shkatërron gurët në veshka dhe ndihmon me shkarkimin e ujërave të tepërt.
Hithrat konsiderohen si një nga produktet natyrale më efikase në luftën kundër alergjive e cila gjithashtu ndihmon me sëmundjet respiratore. Hithrat japin një ndihmesë domethënësë me sëmundjet gastrointestinale dhe konstipacionin. Studimet më të fundit tregojnë se konsumimi i hithrave forcon trurin dhe ndihmon në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundje të tjera nervore.
Hithrat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të tiroideve, shpretkës dhe pankreasit. Ato mbrojnë shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve nëse përdoren si shpëlarës goje. Shtrydhja e bimëve si hithra është një nga mënyrat më të shpejta për të furnizuar trupin me ushqyes.
Hithrat janë dhe një qetësues shumë i mirë natyral që ju çlirojnë nga simptomat menstruale dhe ndihmojnë me fryrjen dhe dhimbjet e barkut si pasojë e menstruacioneve. Lëngu që AgroWeb.org do t’ju sugjerojë është i mbushur me vitamina e minerale që vijnë jo vetëm nga hithra por edhe nga karrotat dhe mollët. Ky lëng është natyral dhe i dobishëm, sidomos nëse pihet në mëngjes.
Për këtë recetë do t’ju nevojiten:
6 degë të plota të hithrës
4 karrota
2 mollë
Udhëzimet: Merrni një shtrydhëse frutash dhe hidhni hithrat të parat. Më pas shtrydhni karrotat dhe mollët. Përzijeni lëngun që të jetë i njëtrajtshëm dhe shërbejeni. Sasia e përftuar e lëngut është e mjaftueshme për 2 persona./AgroWeb.org
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
Komente
