Ish-ministri irakian i Punëve të Jashtme, Tarek Aziz, zëri i drejtuesit Saddam Hussein jashtë vendit, vdiq sot në moshën 79-vjeçare në një spital në jug të Irakut pasi kishte kaluar disa vite në burg, theksoi një zyrtar rajonal.
“Tarek Aziz vdiq në spitalin e qytetit Nassiriya ku ishte transportuar kur gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar”, deklaroi Adel Abdelhussein al-Dakhili, zëvendësguvernator i provincës Zi Qar, ku ish-shefi i diplomacisë ishte burgosur.
Zyrtari nuk dha detaje për shkaqet e vdekjes së Tarek Aziz, i cili vuante prej shumë kohësh nga problemet kardiake dhe respiratore, nga tensioni arterial i lartë dhe diabeti.
Në vitin 2011, ish-ministri i kishte kërkuar kryeministrit ët asaj kohe, Nouri Al-Maliki, të përshëejtonte ekzekutimin e tij për shkak të shëndetit të përkeqësuar.
Tarek Aziz ishte dënuar me vdekje në vitin 2010 pasi u shpall fajtor për vrasje të qëllimshme dhe krime kundër njerëzimit, për represionin që kishte si shënjestër partitë fetare në vitet 1980.
Emëruar ministër i Punëve të Jashtme në vitin 1983, ai u emërua zëvendëskryeministër në vitin 1991.
Tarek Aziz, i cili ishte i vetmi i krishter në rrethin e Saddam Husseinit, ishte një prej drejtuesve irakianë më të njohur në mbarë botën.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com