Forca të shumta policie kanë rrethuar vendngjarjen që pas mbërritjes në Tale të Lezhës, teksa u sinjalizuan për krimin e rëndë. Shirita me “Skenë krimi”, “Policia, mos kalo” u vendosën në të dyja anët e rrugës që të çon te banesa e viktimës Pjetër Kaza.
Policia ka ngritur edhe pistën kryesore, që është ajo e hakmarrjes.
Ngjarja dyshohet për motive hakmarrje, pasi nga verifikimet rezulton se viktimës i kishin vrarë dhe vëllanë në Belgjikë rreth 1 vit më parë.
Burime policore thanë se trupi i viktimës është gjetur nga bashkëshortja e tij brenda makinës i pajetë dhe me plumba në trup, rreth orës 05:00 të mëngjesit. Kaza po kthehej nga puna në turnin e natës në minierën e Spaçit, në Mirditë. Por sapo ka futur makinën në oborrin e shtëpisë, është qëlluar për vdekje.
Policia po mbledh të gjitha dëshmitë e mundshme që të çojnë te porositësit apo autorët e krimit.
Lajmi kryesor:
Lezhë/ Saga 30-vjeçare e hakmarrjes, 57-vjeçari ekzekutohet brenda makinës në oborrin e shtëpisë! Vjet i vranë vëllanë në Belgjikë (EMRI+VIDEO)

