ITALI - Ligji për nënshtetësinë italiane nuk i lejon fëmijët të lindur dhe të rritur në Itali që ta marrin atë para se të bëhen 18 vjeç, në këtë mënyrë as fëmijët me sindromën daun. Një rast i tillë është zbuluar nga nëna e Cristian (foto), një shtetase shqiptare që jeton rregullisht në Itali prej shumë vitesh, e cila ka shkruar një letër në fillim të janarit në portalin online stranieriinitalia.it

“Djali im ka lindur këtu në Itali dhe sapo mbushi 18 vjeç, por është i prekur nga sindroma daun. A mund të bëhet ai një qytetar italian tani që ai u bë 18 vjeç? Mund t’i paraqesë unë pyetjet e tij në komunë?”

Kurse përgjigja nga ligji italian thotë: “Jo, kërkesa do të refuzohet, sepse ligji ynë nuk e konsideron një fëmijë me sindromën daun të aftë për të paraqitur kërkesën. Arsyeja? Është i paaftë për të pretenduar dhe dëshiruar”.

Ndërkohë që avokati Gaetano De Luca, i Ligës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar shpjegon se “problemi është tek betimi, një hap thelbësor kur merr nënshtetësinë italiane për një 18-vjeçar të lindur në Itali. Bëhej fjalë për një akt personal dhe për këtë arsye askush, as prindërit apo një administrator i cili mund të jetë caktuar nga Gjykata nuk mund të shprehet në emër të një fëmije. Për fat të keq, ky nuk është rasti i vetëm për të cilin ne jemi në dijeni”.

Liga për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar shpesh ka dhënë këshilla dhe ka ndjekur rastin e një fëmije tjetër me probleme i cili u refuzua vetëm për një pyetje dhe tani Gjykata Administrative Rajonale e Lazios do të vendosë së shpejti për këtë rast. Duke aplikuar për nënshtetësi italiane me këtë lloj arsyetimi, nëse fëmija është me sindromën daun ligji përjashton plotësisht “italianët e rinj” nga mundësia e marrjes së nënshtetësisë dhe në këtë mënyrë diskriminohet fëmijët e emigrantëve me probleme mendore.

Por rasti i këtyre djemve nxjerr në pak edhe një parregullsi tjetër të ligjit italian aktual i cili thotë se “nënshtetësia e 18-vjeçarëve të lindur dhe të rritur në Itali nuk është një e drejtë, por një lëshim nga ana e shtetit”. Në këtë rast mund të zgjedhin të mos e japin atë.

Duke iu referuar Ligës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar problemi mund të zgjidhet nëse Italia respekton Konventën e OKB mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, e ratifikuar nga Italia me ligjin nr. 18 në vitin 2009.

Avokati De Luca shpjegon se: “kjo Konventë detyron shtetet që e nënshkruajnë që t’i njohin njerëzve me aftësi të kufizuar të drejtën për të ndryshuar nënshtetësinë”.

"Integrimi në shoqëri i personave me sindromën daun është vërtet e mundur edhe në realitet, le t’i japim atyre mundësinë të vihen në provë dhe do të zbulojmë se në fund të fundit të jesh ndryshe është normale…"

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)