Nada al-Ahdal (vajza në foto), 11 vjeçe ka pasur kurajën t’ia mbathë nga shtëpia për të mos u martuar me një burrë plak. Ndërsa Rawan, vogëlushja jemenite, ishte vetëm 8 vjeçe. Është martuar, më mirë me thënë shitur tek një burrë 40 vjeç.

Dhe ka vdekur nga hemorragjia e brendshme pas natës së parë të martesës. Ngjarja, pa shtuar asgjë tjetër, mjafton për të rrëfyer horronin e një dhune, që është e vështirë edhe për t’u imagjinuar.
 
Autoritetet lokale të Hardh, zonë fisnore në Yemen ku jetonte vogëlushja, e mohojnë këtë. Gazetari freelance, Mohammed Radman, i cili e ka zbuluar dhe denoncuar, e konfirmon.
 
Konfirmojnë edhe Qendra jemenite për të drejtat e njeriut, Unicef dhe dhjetëra site duke nisur nga Daily Mail, ku historia vijon të përsëritet.
 
Pak dihet për martesën e vogëlushes. Dhe pak për bashkëshortin vrasës me origjinë saudite, që as nuk u arrestua.

Duket se Rawan është shitur nga njerku, pasi babai natyral i kishte vdekur, për 100 mijë rial, pak më shumë se 2000 euro dhe vdiq në dhomën e një hoteli.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)