Vjedhja e sinjalistikës rrugore ka çuar në pranga 2 të rinj nga fshati Balldre i Lezhës. 

Uniformat blu arrestuan në flagrancë Idriz dhe Ismail Selmanin përkatësisht 23 dhe 20 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e patrullës së policisë duke hequr disa tregues të sinjalistikës rrugore në segmentin që lidh Lezhën me Balldrenin. 

Dy kusherinjtë Selmani janë prangosur në flagrancë nga policia në orët e para të ditës së premte, ndërsa është sekustruar në cilësinë e provave materiale edhe sinjalistika e hequr e cila më pas do të merrëj prej tyre.